Pas një jave nga tragjedia, reagon Beatrix Ramosaj: “Po shkruaj e tronditur”

Ditën e djeshme është publikuar në media lajmi për një ngjarje të pazakontë që ka përfshirë “Llapashticën e Poshtme” në Podujevë. Një person i paidentifikuar ka shkatërruar mbi 80 varre.

Beatrix Ramosaj ka reaguar për ngjarjen në fjalë me anë të një Story në Instagram.

Advertisement

“Po shkruaj e tronditur. Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme dhe unë sot e mora vesh. Jam e tmerruar me faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur”, shkruan ajo për veprën e pazbardhur ende.

“Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë atë të babait tim dhe familjarëve të mi. I lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës”, sqaron Beatrix.


Kujtojmë se babai i Beatrix ka ndërruar jetë prej vitesh.