Më në fund, Isli Islami merr puthjen nga e preferuara e tij

Në një intervistë për “You & Me” në Radio ENERGY, Isli Islami tha troç se do dëshironte shumë të puthte një nga vajzat më të ëmbla të ekranit, si Nevina Shtylla.

Duket se kjo dëshirë i është plotësuar moderatorit të “Wake UP”, ku sot kishte të ftuar në studio prezantuesen e re të “Proçesit Sportiv” në Top Channel, krah Edi Manushit.

Advertisement

Ndër të tjera, Nevina u pyet për jetën private, por edhe kësaj here zgjodhi të mos ndajë asnjë detaj rreth statusit të saj.  Kaq u desh dhe moderatorja e emisionit, Ori Nebiaj nuk vonoi t’i plotësonte dëshirën kolegut të saj.

“Islit ju përmbush kërkesa,- u shpreh Ori, ndërkohë që moderatori pohonte me kokë.

 

View this post on Instagram

 

Ehhh ?? @nevinashtylla @ori_nebijaj

A post shared by ISLI ISLAMI (@isli_islami) on

 Sigurisht ai mori një puthje miqësore, por edhe ajo quhet.