Ditën e djeshme, dorëheqja e Sarkisian erdhi në kohën kur në Jerevan dhe në qytete të tjera, për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në përpjekje për të realizuar “Revolucionin e Kadifenjtë”, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Serzh Sarkisian u zgjodh kryeministër më 17 prill, vetëm tetë ditë pasi kishte përfunduar mandatin e dytë si president.
Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 2015 në Armeni, fuqitë kryesore ekzekutive kanë kaluar nga presidenti te posti i kryeministrit.
Sarkisian kishte deklaruar më parë se ai nuk ka për synim të bëhet kryeministër, por pas zgjedhjes së tij në këtë post, protestuesit e kanë akuzuar atë se ka shkelur këtë zotim, vetëm për të qëndruar në pushtet.
Thënë kjo, Kim Kardashian (me origjinë armene), si një patriote e vërtetë nuk mundi të rrinte kurrësesi pa e uruar popullin e këtij vendi në ditën e tij të shënuar.
Përmes një postimi në Instagram ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians” ka përgëzuar dhe uruar qytetarët armenë për këtë arritje, dhe sigurisht ka shprehur edhe gëzimin e saj.
“Është shumë frymëzuese të shikoj armenët të bashkuar në protesta paqësore për të bërë një diferencë. Kjo është një ditë historike për Armeninë. Përdora pikërisht këtë foto timen në Armeni, pasi kjo grua e moshuar më preku zemrën dhe për mua ajo përfaqëson zemrën e popullit të fortë armen.”