Që pas lindjes së vajzës më 1 shkurt daljet publike të Kylie Jenner kanë qenë të pakta.
Megjithatë, ditën e djeshme Kylie dhe Travis u fotografuan për herë të parë bashkë si dy prindër të rinj.
Dyshja drekoi në Nobu të Malibusë dhe mbërritën në restorant me Ferrari LaFerrari-n e zi të 20-vjeçares, plot 1.4 milionë dollarë.
Mesa duket nuk janë ndarë, por po shijojnë dashurinë e tyre, dhe faktin se janë bërë prindër për herë të parë.