Pas lindjes, Khloe Kardashian ndihet keq me trupin e saj (Foto)

Khloe Kardashian ndodhet në Ohio dhe kohët e fundit është përkushtuar 100% vogëlushes së saj True, duke hedhur pas krahëve tradhëtinë e partnerit të saj, Tristan Thompson.

Së fundmi paparazët publikuan disa foto ku Khloe Kardashian ishte duke shëtitur në park me vajzën e saj të porsalindur dhe këto ishin pozat e para publike pas stuhisë që shkaktoi bashkëkorti i saj Tristan.

Advertisement

Për shumë fansa Khloe duket në super formë por ja që për vetë yllin e shoëbizz-it nuk qenka kështu.

Pas fotove të publikuara së fundmi Khloe u shpreh për fansat: “Kur e pashë veten në ato fotot e para të formave të mia pas shtatzënisë, nuk mund të besoja se sa e madhe dukesha nga çdo këndvështirm! Nuk mund të pres momentin që do të rikthehem përsëri dhe të kthej trupin tim aty ku ishte.”

Tani me siguri Khloe do i futet seriozisht palestrës për t’u kthyer në punë.