Një tjetër këngëtare shqiptare arrin 1 milion ndjekës (Foto)

Sigurisht që Instagrami është një mjet mjaft i mirë promovimi për artistët dhe mesa duket ata e kanë kuptuar shumë mirë këtë gjë, duke i dhënë një rëndësi të veçantë rritjes së numrit të ndjekësve.

Disa nga personazhet shqiptarë që kanë arritur shifrën e 1 milion ndjekësve janë: Elvana, Noizy, Ledri, Enca dhe Luana. Por edhe një tjetër këngëtare shqiptare ju bashkua këtijë grupi, pasi sapo arriti plot 1 milionë ndjekës në Instagram.

Advertisement

Xhensila Myrtezaj është një nga personazhet publikë më të dashur shqiptarë dhe këtë sapo e vërtetuan 1 milionë njerëz që e ndjekin dhe e pëlqejnë. Këngëtarja është në fund të pritjes së ëmbël dhe bashkë me Besin presin të bëhen prindër për herë të parë dhe po presin një vajzë.