Pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel dhe emërimit të tij si drejtor ekzekutiv i Vizion Plus, vjen edhe largimi i Rudina Xhungës nga ky televizion.

Xhunga, ishte autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, por u largua nga ky televizion ku punoi për më shumë se 2 vjet.

Advertisement

Deri më tani nuk dihej ende nëse gazetarja kishte hequr dorë apo e kishin shkarkuar nga posti, por ajo tashmë na dha një përgjigje teksa ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët e pyetën lidhur me këtë çështje.

“Të dukem nga ato që e heqin unë ty?”, iu përgjigj Rudina Xhunga fëmijëve teksa iu dha një këshillë që të bëhen zot të vetes së tyre.