Edhe supermodelet janë si ne…

Një nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara të momentit, Bella Hadid, ka patur një adoleshencë të mbushur me pasiguri si gjithë të tjerët.

Advertisement

Imazhi i Dior është rrëfyer në një intervistë për Cosmopolitan.com  se ndihej mirë me paraqitjen e saj pavarësisht faktit se në adoleshencë pesha trupore dhe forma e vetullave i jepte ndjesinë të kishte shumë pasiguri brenda vetes.

“Mendoja se kisha shumë pasiguri në paraqitje duke u rritur, problemi ishte tek vetullat e mia pavarësisht se nuk e dija se duhet të bëja diçka që ato të dukeshin sa më mirë. Isha pak e shëndoshë në moshën 15-vjeçare dhe kisha shumë tipare në fytyrë të cilat nuk po zhvilloheshin fakt ky me të cilin u mësova me kalimin e kohës”, është shprehur  modelja 21-vjeçare.

Sido që të jetë motra e vogël e Gigi-t tani është krenare për linjat e saj të mahnitshme dhe problemi me vetullat duket se nuk ekziston më dhe kjo falë grimierëve.

Ah, edhe një këshillë bukurie prej saj: “Mbajini të rreme derisa t’i keni natyrale, vetullat janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës së njeriut kështu që të jem në gjendje t’i përmirësojë tani për mua është revolucionare”, shprehet Bella.