Pas largimit nga DigitAlb, në cilin televizion do ta shohim Bora Zemanin?

Bora Zemani u largua nga Digitalb këtë verë duke u shprehur: “Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në DigitAlb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësite. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua,” gjatë intervistës në “Pushime on Top”.

Fillimisht, u raportua që Borën do ta shohim në programin sportiv të Top Channel, por një gjë e tillë ra poshtë me Nevina Shtyllën, e cila po përflitet si pasuesja e Ed Manushit pas largimit nga Klani.

Advertisement

“Prive” shkruan se Bora sipas gjasave është zhvendosur në kanalin rival, TV Klan.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura teksa mbetet të shihet nëse përfundimisht do të nënshkruhet kontrata me Klan apo Bora do të ndjekë një tjetër rrugëtim në sezonin e ri televiziv.