BE heq dorë nga ndryshimi i akrepave të orës

Deri më tani ndryshimi i akrepave të orës kishte mangësitë dhe përparësitë e veta.

Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas europianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Europa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare.