Madonna ironizoi dhe kritikoi 50 Cent pas komenteve të këtij të fundit në lidhje me një foto të saj.Reperi u tall me një foto të këngëtares, e cila qëndronte e shtrirë nën një shtrat dhe ekspozonte të pastmet. “Kjo është qesharake. Kjo është Madonna nën shtrat që përpiqet të bëjë si e virgjër në moshën 63-vjeçare.”
Më pas, reperi kërkoi ndjesë. “Duhet të kem lënduar ndjenjat e Madonna-s. Më vjen keq, nuk kisha ndërmend të të lëndoj. Unë nuk përfitoj asgjë nga kjo. Shpresoj të pranosh faljen time.”
Në Instagram, Madonna ironizoi “faljen e rreme” të reperit. “Ti po përpiqeshe të më turpëroje,” tha këngëtarja e “Like A Virgin”. “Falja është e rreme, nuk vlen. Një falje nuk është e vlefshme nëse nuk e di se për çfarë po kërkon falje. Ajo për të cilën duhet të kërkosh falje janë sjelljet e tua seksiste, me komente për sjelljen dhe moshën.”
Madonna shton, “Nuk më lëndove ndjenjat se nuk e mora personale”. Ajo theksoi gjithashtu se 50 Cent gënjen kur thotë se nuk përfiton asnjë nga komente të tilla.
“Sigurisht që po përfiton. Kështu fuksionojnë rrjetet sociale.”
Sipas Madonna-s, 50 Cent po përpiqej të vendoste “një kufi në kohën kur gratë duhet të jenë në gjendje të ndihen mirë me veten”. “Shpresoj që një ditë të zgjohesh dhe të shohësh një këndvështrim tjetër. Të uroj gjithë të mirat,” përfundoi ajo.