Pas gati 10 vjetësh, rikthehet në “Portokalli” aktori i njohur

Pas gati 10 vjetesh, Elvis Pupa ka vendosur të rikthehet sërish në spektaklin e humorit që i dha shumë famë.

Sipas burimeve pranë “revistawho.com” u zbulua se pasi eksperimentoi në disa produksione të tjera të humorit, Elvisi do të kthehet në “Portokalli”. Ende nuk dihet se me çfarë roli do të shfaqet këtë herë në skenë, por është e sigurt se suksesin e ka të garantuar.

Advertisement

Aktori i humorit fitoi zemrat e publikut shqiptar me një sërë rolesh, që kujtohen ende dhe sot e kësaj dite, si Nini i Bules, Avdiu dhe Zhan Klod Van Damme Sula.

Kujtojmë gjithashtu se Elvisi u largua nga “Portokalli” në vitin 2009 kur nisi jetesën në SHBA.