Muzika në zi! Ndahet nga jeta “Frank Sinatra i Francës”, Charles Aznavour

Charles Aznavour, këngëtari legjendar franko-armen ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Ai sapo ishte kthyer nga një turne koncertesh në Japoni muajin e kaluar, vdiq në shtëpinë e tij në Alpilles në Francën juglindore.

Aznavour, i lindur në Paris me prejardhje armene, shiti më shumë se 100 milionë pjesë muzikore në 80 vende të botës. Ai njihej ndryshe si Frank Sinatra i Francës.

Aznavour e filloi karrierën e tij duke u shitur muzikën e tij artistëve francezë të viteve 1940 dhe 1950 si Edith Piaf, Maurice Chevalier dhe Charles Trenet. Me kalimin e viteve ai u bë një nga këngëtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.