Pas dyshimeve, nëna e Travis Scott kërkon testin e ADN-së për vogëlushen Stormi

Duket se thashethemet që truproja e Kylie Jenner, Tim Chung është babai i vërtetë i Stormi Webster, po fillojnë të peshojnë tek Travis Scott dhe familja e tij, pasi dhe nëna e tij po fillon të dyshoj.

Nëna e Travis po kërkon nga Kris Jenner që ajo të bëjë një test atësie për mbesën e saj. Ajo mendon se është e rëndësishme që të vërtetohet se Travis është babai i vërtetë i Stormi-t. Çifti është rrënuar nga spekulimet e atësisë që kur u lind Stormi. Së pari, të gjtihë mendonin se dukej më tepër si Tyga. Pastaj, të gjithë u kthyen tek truproja e Kylie-t, Tim Chung, duke këmbëngulur se ai ka një ngjashmëri të habitshme me tre muajshen.

Advertisement

“Tim nuk është përgjigjur akoma, por besoj se një deklaratë nga ai do të vij së shpejti.
Çifti po kalonin pushimet dhe po i shijonin nën praninë e njeri-tjetrit”,- tha një burim pranë, duke treguar se reagimi i tyre ishte tipik i një çifti të dashuruar dhe që janë të bindur në familjen që kanë krijuar.

”Kylie mendon se është qesharake që fansat dyshojnë që truproja e saj mund të jetë babai i vajzës. Edhe Travis nisi të qeshte pasi pa meme-t. Bebet mund të ngjajnë me këdo, kur janë aq të vegjël, ndaj Kylie dhe Travis mendojnë se është një budallallëk që njerëzit kanë bërë atë lidhje dhe nuk e kanë menduar këtë gjatë”,- shtoi burimi.