RiRi flet për marrëdhënien që ka me Drake pas ndarjes

Kur ata ishin bashkë ishin një nga çiftet e preferuara në showbizin botëror, ndërsa ndarja e tyre mërziti shumë fansa.

Por si është marrëdhënia e Rihanna-s dhe Drake pas ndarjes?
Pas performancës në “Met Gala”, Bad Girl Riri ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Vogue”, ku për Drake tha: “Nuk jemi më miq. S’kemi miqësi por s’jemi as armiq.”
Me këtë përgjigje Rihanna i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve për ndonjë lidhje të mundshme të saj me Drake.

Advertisement

Ndërkohë në vitin 2016 të gjithë u shtangën me deklaratën e reperit Drake në skenën e “MTV Video Music Aëards”, ku ky i fundit deklaroi se kishte rënë në dashuri me Rihannën.

E pyetur për atë moment Rihanna e ka cilësuar si një nga më të sikletshmit dhe të papriturit.