Aktorja Anna Faris ndan eksperiencën e saj për gjoksin e bërë.

Në fillim i dukej problematike, por më në fund, ndihet rehat. Aktorja e njohur për “Mom” apo “Scary Movie” tha gjithçka për Women’s Health.

Advertisement

“Kam pasur gjithmonë gjoks negativ, isha 30 vjeçe dhe po divorcohesha nga bashkëshorti im i asaj kohe, sapo kisha shitur një film, gjithë këto gjëra të reja po më ndodhnin dhe prandaj bëra gjoksin. Ishte fantastike,” tha ajo në intervistë.

Nuk e bëri për t’i bërë zili ish-it (Chris Pratt), as për t’i bërë përshtypje të tjerëve. E bëri për vete.

“S’ma merrte kurrë mendja se do të bëja diçka të tillë. Kam menduar gjithmonë se kirurgjia plastike është simbol i nënshtrimit, por e di çfarë? Të gjitha rrotullohen tek një gjë e vetme: Doja t’i mbushja reçipetat. Doja të dija si ndihesh. Jam akoma e habitur që bëra, sepse jam shumë feministe. Gjatë gjithë kohës mendoja në mos po tradhëtoja gjininë time duke bërë gjoksin,” shtoi Anna Faris.