Pas divorcit, Adele në një romancë me reperin?

Këngëtarja Adele është parë të shoqërohet kaq shumë me reperin Skepta sa burime të ndryshme shprehen se me shumë mundësi, artistët po jetojnë një romancë.

Dyshja po përflitet për një lidhje të mundshme fill pas divorcit të 31-vjeçares, prillin e këtij viti. Dy javë më parë, Adele u fotografua teksa festonte në Londër 37-vjetorin e reperit.

“Janë bërë bashkë me njëri-tjetrin sapo u shkëputën nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme. Kanë një lidhje të veçantë dhe shumë kimi”, u shpreh një burim.

/TopChannel/