Bebe Rexha përlotet pasi takoi Angelina Jolie

Bebe Rexha ka realizuar ëndrrën e saj të kahmotshme për të takuar aktoren e famshme Angelina Jolie.

Dje ishte premiera e filmit “Maleficent: Mistress Of Evil”, ku këngëtarja arriti që ta takonte aktoren aty.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa shprehet tejet e emocionuar për këtë takin, kurse aktoren e quanë mbretëreshë.

“Takova Mbretëreshën Jolie”, ka shkruar Bebe Rexha.

Ndryshe, Bebe Rexha ishte veshur mjaft elegante, me një fustan të zi, të gjatë.

/Alsat/