“Të dua përgjithmonë”, Kim Kardashian me urim të veçantë për këtë shqiptar

Kim Kardashian përmes postimeve të fundit në Instagram, ka uruar grimerin shqiptar, Mario Dedivanovic, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi disa imazhe bashkë me Marion, ndërsa e quajti atë njeriun më besnik që njeh dhe se të tillë rrallë mund ta gjejë.

“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin @makeupbymario, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Mario Dedivanovic kujdeset për grimin e Kim Kardashian për disa vite me radhë.

/Lajmi.net/