Megjithëse parakaluan së bashku në tapetin e kuq në “Met Gala” dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë, dyshja e njohur Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas gjashtë vitesh.
Burime për “E!News” kanë konfirmuar ndarjen e tyre, ndërsa shtojnë se gjithçka ka ndodhur vetëm disa ditë pasi Foxx u fotografua duke dalë nga një club në Hollywood, i kapur për dore me këngëtaren Sela Vave.
Mes tyre u pa se kishte më shumë se miqësi, teksa dilnin së bashku nga club-i në orën 2 të natës, megjithatë, zëdhënësit e aktorit e kanë mohuar lajmin e lidhjes së tij të re me 20-vjeçaren.
/Opinion.al/