Aktori shqiptar, Këlliçi pjesë e filmit “Ready or Not”

Etienne Kellici është një djalë i ri shqiptaro-kanadez që tashmë nën ombrellën e tij bart role të rëndësishme, shkruan KultPlus.

Filmi i tij i fundit ku ai prezantohet me një rol mjaft interesant, nga data 21 gusht do të prezantohet në të gjitha kinematë në Kanada. Bëhet fjalë për filmi “Ready or Not”, një komedi e zezë amerikane e llojit horror.

Advertisement

Aktori 8 vjeçar merr pjesë në këtë film me një rol të rëndësishëm dhe filmi në fjalë është një nga 3 projektet serioze ku ai ka marrë pjesë dhe ku shfaqet plot talent, krijues dhe pasionant.

Etienne Kellici është djali i aktorit Alket Kellici dhe Rudina Luga.

“Ready or not”, është film amerikan i zhanrit triller në të cilin shpërfaqet humori i zi. Filmi është krijuar nën regjinë e Matt Bettindellit dhe Tyler Gilletit, ndërsa skenari i tij është shkruar nga Guy Busick në bashkëpunim me Christopher Murphy. Samara Weaving, një grua e porsamartuar e cila sulmohet nga vjehërrit e saj. Filmi pati premierë e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar në Film Fantasia më 27 korrik 2019, dhe është planifikuar të lansohet më 21 gusht, nga Walt Disney Studios Motion Pictures nën flamurin e Fox Seachlight Pictures.

/Alsat/