Kryeministri Sali Berisha, gjate ceremonise se promovimit te librit te Blendi Fevziut me titull Jeta Ime interviste me Blendi Fevziu, ne ambientet e Hotel Rogner.

Prej kohësh është folur për raportin e ngrirë mes Berishës dhe Fevziut që daton nga viti 2013, ku ky i fundit pati deklaruar se ish-Kryeministri e ka ftesën e hapur për të ardhur në studion e emisionit, por ka qenë vetë Berisha ai që ka refuzuar.

Në një intervistë të vitit 2015, Blendi Fevziu është shprehur: “Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe, përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Siç duket tashmë ajo kohë është e largët dhe të dy kanë vendosur paqen mes tyre. Këtë të paktën kuptojmë tek fotografia e publikuar nga këshilltarja për media e Berishës, Erla Mëhilli, ku të dy janë duke shtrëguar duart në zyrën e Berishës.

Tani na ngelet të presim nëse Berisha do të jetë i ftuar në studion e “Opinion”.