Pas 10 vitesh, shëtitje në qytet… mallëngjehet Elvana Gjata (Foto)

Mesa duket kjo e shtunë ka qenë dita e pushimit për yllin e muzikësh shqiptare, Elvana Gjata…

Nëpermjet disa postimeve në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka shëtitur nëpër rrugët e kryeqytetit pas shumë vitesh, dhe pse vazhdon të jetojë aty. Shoqëruesja e Elvanës ka qenë sopranoja e njohur, motra e saj, Migena Gjata. Elvana ka lëvizur totalisht pa make up dhe dukej aq në formë dhe stil me veshjen e saj të thjeshtë. Fotot ajo i ka shoqëruar me një shkrim emicionues dhe mallëngjyes, ku kujton vitet e fëmijërisë, kohë në të cilën e vetmja përgjegjësi që kishte ishin detyrat e shtëpisë.

Advertisement

“Për fat të keq nuk bëj më shetitje në qytetin tim..
Hera e fundit ka qenë rreth 10 vite më parë ..
Edhe pse jetoj këtu.
Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur!
M’u mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi, por vetëm detyra shtëpie :)”,- shkruan Elvana krah fotove të postuara.

Kujtojmë që me 6 prill Elvana do të publikojë singëllin e saj më të ri “Off Guard” me reperin e njohur Ty Dolla Sign.