Schwarzenegger me urgjencë në spital, operohet në zemër

Arnold Schwarzenegger është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni në zemër, pas një procedure zëvendësimi të dështuar të valvulës së zemrës.

Burime të “TMZ” thonë se aktori është dërguar të enjten në spital për zëvendësimin e valvulës së zemrës, por sipas kësaj medie, kjo ndërhyrje ka qenë disi eksperimetale dhe aktori 70-vjeçari ka pasur probleme serioze ditën e sotme.

Advertisement

Mjekët kishin qenë të përgatitur edhe për një situatë të tillë dhe menjëherë kanë kryer një operacion që ka zgjatur disa orë.

Kjo nuk hera e parë që Arnold Schwarzenegger ka kryer një operacion në zemër. Një operacion të ngjashëm e ka kryer edhe në vitin 1997.