Parajsë në tokë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është një nga ata tipat me shumë para që bëjnë shpenzime marramendëse. Këtë herë ka dhënë në çast një çek me vlerën 66 milionë dollarë për një parajsë të vërtetë tokësore në Hawaii. Gjithsesi kjo nuk është ndonjë shifër dhe shumë e lartë duke konsideruar se pasuria e tij kap vlerën 34,8 miliardë dollarë. Sipas Pacific Business News, pas blerjes dhe ristrukturimit të shtëpisë në Dolors Heights (San Francisco), Zuckerberg ka nevojë të gjejë një vend të qetë ku të çlodhet me të shoqen Priscilla Chan.

Kjo tokë ëndrrash u vu në shitje nga kompania kaliforniane Falko Partners në muajin Gusht dhe përshkruhej si një nga pronat më të gjera dhe të pandotura përballë oqeanit. Kjo zonë njihet si Kahuaina Plantation dhe gjendet në ishullin e Kuai-t, ka një sipërfaqe prej 144 hektarësh duke i garantuar kështu Zuckenberg-ut qetësinë që gjithnjë ka dëshiruar.

Advertisement