Lorde publikon singëllin e ri

Lorde ka publikuar singëllin e ri “Yellow Flicker Beat“. Kjo këngë është pjesë e kolonës zanore e filmit të shumëpritur “Hunger Games: Mockingjay – Part 1“. Këngëtarja nuk kish publikuar muzikë të re që prej albumit të saj shumë të suksesshëm “Pure Heroine“. Lorde ka punuar për këtë këngë me producentin e famshëm Paul Epworth, i njëjti që ka kontribuar në suskesin e artistëve si Adele e Coldplay. “Jam e sigurt që kolona zanore do t’i habisë të gjithë”,- ka thënë Lorde.

Ne si fillim po dëgjojmë këngën e saj. Ja tek e keni.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/e1S9HUNoI4k&showinfo=0&rel=0]