Sam Smith ka nevojë për RESTART

Është publikuar videoja e re e Sam Smith! “Restart” është singëlli i pestë i marrë nga albumi fatlum debutues i artistit “In the Lonely Hour“. Ky vit ka qenë vërtetë madhështor për 22 vjeçarin britanik. Dhe videoja transmeton pikërisht këtë ndjesi, paçka se teksti flet për një dashuri pa kthim. Sam këndon: “ E vërteta është se jam më mirë vetëm e nuk dua të jetoj në të shkuarën”.

Videoja mban regjinë e Michael Holyk e n’a tregon jetën e kantautorit që rrjedh mes miqsh, të qeshurash dhe këngëve të Beyoncé! Në një intervistë të kohëve të fundit për “Guardian”, Sam ka rrëfyer se “Restart” është një nga këngët e tij të preferuara të albumit. “Është një nga këngët që më pëlqejnë më shumë se të tjerat. Me zorr po pres t’a përkthej në imazhe. U argëtova shumë teksa xhiruam videon. Kam dashur të rikujtoj disa momente të jashtëzakonshme që kam përjetuar këtë vit, si psh. udhëtimi që bëra me skuadrën time në Brighton”,- ka thënë ai.
Tashmë ju fjalët e artistit mund t’i përktheni në imazhe në videon e mëposhtme “Restart”. Ja tek e keni:

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/ZGzHgo7n4jM&showinfo=0&rel=0]