Princi Harry ia kishte vënë syrin një tjetër aktoreje Hollivudi, para se të takohej me Meghan Markle. Madje, ai shkoi aq larg sa i kërkoi asaj edhe një takim. Mirëpo, ajo jo vetëm që nuk i dha asnjë shpresë dukës, por edhe e refuzoi kur ai i ofroi një vizitë në Pallat.
Aktorja nuk është askush tjetër përveç superyllit Jennifer Lawrence. Ky “incident” ndodhi në vitin 2015. Princi Harry me sa duket donte të darkonte me të për ta njohur më mirë. Ndërsa, Lawrence e ka “refuzuar me edukatë”, me shumë mundësi sepse do të dilte me Chris Martin.
Sipas OK! Magazine, fiksimi i Harry-t ndaj Lawrence është i vjetër. Thuhej se Duka i Sussex tërhiqej nga Lawrence, sepse ajo është një vajzë e bukur dhe e qetë dhe se ai i pëlqen vajzat që janë “bionde të lezetshme”.
Por ai fiksim duket se u shua, kur princi takoi Meghan Markle, e cila në kuptimin e plotë të fjalës, e ndryshoi krejtësisht jetën e tij.