Kanye dhe acarimet e tij…
Reperi ishte i ftuar tek shfaqja e Ralph Lauren gjatë Javës së Modës në New York. Ai ndaloi para kamerave dhe pyetjeve të gazetarëve dhe aty nisi e gjithë drama.
Një gazetare e pyeti në lidhje me komentet e Tyson Beckford, model i njohur më së shumti për reklamimin e Polo-s nga “Ralph Lauren”. Kaq mjaftoi dhe West insistoi me ngulm që dikush prej tyre duhet të largohej: “Ose ajo, ose unë”. Në fund, larguan gazetaren.
Nëse nuk ju kujtohet, para pak kohësh, bshkëshortja e Kanye-s, Kim Kardashian pati një konflikt me modelin e lartpërmendur.
Pas shfaqjes së Kim-in në Jimmy Kimmel Live, Tyson komentoi veshjen dhe trupin e saj. “Më vjen keq, por nuk më intereson fare sinqerisht. Ajo s’është e vërtetë. Doktorët e kanë dreqosur punën tek vithet e saj në anën e djathtë”, shkroi ai.
Kim-i nuk zgjodhi as ta injoronte apo thjesht të mbrohej, por iu drejtua në një mënyrë që po ashtu i uli pikë vetes. “Motër, të gjithë e dimë që nuk të intereson”, shkroi ajo dhe më pas u akuzua nga ndjekësit për homofobi.
View this post on Instagram
#Kanye bout to #cash #TysonBeckford #ousside ?? #KimKardashian ?: @gettyimages
View this post on Instagram
Më pas, erdhi një kundërpërgjigje nga ana e modelit që nisi me një koment drejtuar faqes @TheShadeRoom, ku theksonte se mendimi i tij për gratë që bëjnë operacione plastike është po njësoj,dhe përfundoi me një ironi therëse: “Gjithmonë do të zgjedh një Beyonce mbi gjithë të tjerat.” Kaq.
Ja kaq pra! E rëndësishme në fund të gjithë kësaj është që pas dëbimit të gazetares, Kanye buzëqeshi sërish dhe u ul në vendin më të mirë.
I got a great seat pic.twitter.com/2e6o2BBb39
— KANYE WEST (@kanyewest) September 8, 2018