Ornela Vorpsi tregon arsyen përse i ka prerë raportet me të motrën, Laura Vorpsi (Video)

Friday, December 5, 2025

Shkrimtarja, piktorja dhe fotografja, Ornela Vorpsi, momentalisht ndodhet në Tiranë pas një mungese të gjatë, për të promovuar një ekspozitë personale.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në Opinion me Blendi Fevziun, ku dha një intervistë për gjithë jetën e saj, që nga fëmijëria, e deri tek planet për të ardhmen.

Ndër rrëfimet e shumta, në një moment, Ornela u pyet për të motrën e saj nga babai, ish-zëdhënësen e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndjej se nuk kemi ç’të ndajmë me njëra-tjetrën. Kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë. Kur nuk e kam nuk më intereson më njeriu, qoftë motër… Nuk kam më raporte. Këtë kam zgjedhur. Të mos kem më raporte.”, u shpreh ajo.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Ekspozitën e Ornela Vorpsit mund ta shikoni në hollin protokollar të Kryeministrisë deri më 30 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -