Nëse menduat se Khloe e fali Tristan pas lindjes së vajzës, e keni gabim! Ja ç’ka ndodhur

Ndërkohë që të gjithë prisnin një reagim të sajin në lidhje me tradhëtinë e partnerit Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka suprizuar me anë të postimi në rrjetet sociale ku zbuloi edhe emrin e vogëlushes së saj, të cilën e ka quajtur True Thompson.

Nëpërmjet atij postimi Khloe i shprehte dashurinë vogëlushes nga mami dhe babi, duke i bërë fansat të besojnë se ajo i ka rregulluar raportet me partnerin e saj Tristan, por mesa duket gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Advertisement

Sipas burime të afërta me familjen për TMZ: “Khloe nuk i ka folur Tristani-t për disa ditë pasi është akoma e nervozuar për tradhëtinë që basketbollisti i bëri me striptisten.

Postimi i tyre i cili tregon se janë rikthyer si më parë dhe çdo gjë është normalizuar është thjesht një fasadë, raporti i Khloe Kardashian me Tristan Thompson është në fije të perit. “E gjithë përpjekja e Khloes për tu dukur sikur është rikthyer me Tristan është thjesht meritë e vajzës së vogël”,- shprehet burimi i afërt me familjen.