Ori Nebiaj ironizon operacionet plastike: “Unë jam natyralisht kështu pa filtra…”

Moderatorja simpatike Ori Nebiaj njihet për sensin e saj të humorit.

Këtë herë me postimin e saj në Instastory moderatorja ka dashur të ironizojë të gjitha femrat që bëjnë botoks, fshehin rrudhat e zbukurohen me kalimin e viteve dhe nuk e pranojnë, duke thënë se janë natyrale.

Advertisement

“E keni parasysh që vitet ikin e ti veç fryhesh e zbukurohesh e ç’rrudhosesh… Unë jo! Unë jam natyralshit kështu, pa filtra, pa fillera, asgjë”,-ka shkruar ajo në foton në fjalë.

Ori është një ndër vajzat e ekranit që e ka prekur edhe herë të tjera temën e ndërhyrjeve estetike, duke vënë theksin tek rëndësia e të qëndruarit natyrale.