Nusja dhe dhëndri që ‘vodhën’ shfaqjen në koncertin e Adele!

Pak orë pas martesës së tyre, një parukiere dhe një agjent imobiliare vendosën të shkonin në koncertin e Adele.

Çifti i sapomartuar tërhoqi vëmendjen si të publikut ashtu edhe të vetë këngëtares.

Advertisement

Duke veçuar nusen dhe dhëndrin në publik, ajo iu afrua atyre duke kënduar në të njëjtën kohë një nga hitet e saj.

Këngëtarja e pyeti çiftin nëse sapo ishin martuar, përpara se të thërriste ‘sot? Urime!”.

Më pas, të sapomartuarit i kërkuan të firmoste fustanin e nusërisë së gruas, gjë që ajo e bëri me pak vështirësi dhe e bëri çiftin edhe më të lumtur.

Momenti është kapur nga disa prej fansave të tjerë që ndodheshin në Las Vegas për koncertin dhe e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale.

@adeleaccess

Things at Adele’s Vegas shows that just make sense 🤌 #adele #weekendswithadele #adelevegas #thingsthatjustmakesense

♬ Che La Luna – Louis Prima with Sam Butera & The Witnesses