Dua fotografohet në momente intime me të dashurin e ri, ish-in e Ritës!

Dua Lipa po shijon romancën me regjisorin Romain Gavras. Pasi dyshja u fotografuan duke dalë nga sfilata e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris, së fundmi janë parë duke u puthur.

Edhe kjo puthje e tyre në publik ka ndodhur po gjatë asaj nate, vetëm se së fundmi fotot intime kanë bërë xhiron e rrjetit.

Advertisement

Kujtojmë që Romain Gavras, më herët ka qenë ish-i dashuri i artistes tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës.

Burimet pranë çiftit Dua dhe Romain pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, modeli Anwar Hadid në vitin 2021.

“Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha një burim për The Sun.

Për herë të parë Lipa u fotografua me Gavras duke lënë pas festën e çmimeve BAFTA në Londër. Regjisori e ndoqi pas me një kapuç të zi duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij.

Ata hynë në një makinë të drejtuar nga shoferi së bashku përpara se të largoheshin.