Një ditë më parë të gjithë u shokuam nga lajmi i trishtë i humbjës së gjyqtares  Fildes Hafizi. Gjyqtarja e vrarë në mes të ditës në qytetin e Tiranës nga bashkëshorti, ngjalli reagime të shumta mes përfaqësuesëve më të lartë shtetëror dhe po ashtu të gjithë opinionin publik. Personat e parë të prekur nga kjo ngjarje, janë sigurisht familjarët e Zonjës Hafizi dhe në veçanti dy fëmijët e saj. Pak orë më parë, në një status në rrjetin social “facebook”, e bija e gjyqtares shprehu gjithë dhembjen e saj për humbjen e personit më të shtrenjtë për të:

Advertisement

“Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jëtën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon, forcën inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qënë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marri frymë.”

Postimi i plotë i Melisa Hafizit

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jëtën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo është njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo me në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gje për ne duke përfshijrë jetën që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësish çdo gjëje ajo fliste mirë për të, pavarësisht çdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi. Ajo ishte shoqja ime e ngushte, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon, forcën inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qënë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marri frymë.
Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenare për personin, heroinen që më rriti. Dhe sado qe unë nuk besoj në zot, unë besoj që ajo tani është një ëngjell që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë. Ne do ja dalim, do e bejmë krenare dhe do behemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.
Faleminderit të gjithëve që na u gjendet pranë.