Slogani i Pavarësisë që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin shkruhej: “Bac, çikat na e zbardhën fytyrën”, u bë viral në rrjetet sociale.

Pjesë e tij ishin fytyra për Kosovën dhe jo vetëm, të cilësuara si krenari e vendit: Rita Ora, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi.

Advertisement

Në këtë slogan vu re mungesa e Era Istrefit, e cila mbeti tepër e zhgënjyer. Ndonëse nuk reagoi vetë e para, këngëtarja mori shkas nga mbështetja publike që i bëri këngëtari Labinot Tahiri.

Më pas edhe vetë Era bën reagimin e saj duke krijuar edhe sloganin personal ku shkruhet: “Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë”.

Përpos këtëtyre postimeve në Instastory, këngëtarja ka uruar Pavarësinë e Kosovës me këtë foto të veçantë, ku shfaqet ajo me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në krahë.