Ata nuk e ekspozojnë shpesh marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale, edhe pse lidhja e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit është ndër lidhjet më jetëgjata.

Edhe pse kohët e fundit, në rrjetet sociale është përfolur se çifti mund të jetë ndarë, për shkak të postimeve të dyshimta, i dashuri i Lori Hoxhës ka vërtetuar krejt të kundërtën me komentin e bërë së fundmi në Instagram, pasi dikush i shau Lorin.

Advertisement

“Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën!”- i ka shkruar Visit dhe ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.

“Ajo është perëndeshë!”- i ka shkruar ai komentuesit, shoqëruar me një emoji duke e lënë të nënkuptohet se duhet të mbyllë gojën.