Shpesh herë janë tifozet ato që tërheqin vëmendjen më shumë në një lojë futbolli. E tillë është edhe modelja simpatike Blerta Leka, e cila prej kohësh e ka deklaruar dashurinë për skuadrën e saj, Partizanin.

Bjondja që u bë e famshme nga “Miss Universe 2017”, duket se nuk është hidhëruar nga humbja e skuadrës së saj me Laçin. Përkundrazi Blerta është shprehur se një skuadër nuk mund të gjykohet nga një ndeshje. E natyrisht që me një tifoze të tillë, Partizani ka shumë arsye për të fituar.