Njerëzit janë të bindur se albumi “Scorpion” i Drake i dedikohet Kim Kardashian

#KikiChallenge u bë e famshme gjithandej, por kush është në të vërtetë Kiki në “In My Feelings” të Drake?

Një teori tjetër lindi në internet dhe po përhapet me shpejtësi, në bazë të së cilës qëndron ideja se në të vërtetë gjithë albumi “Scorpion” i Drake i referohet lidhjes së tij të fshehtë me Kim.

Advertisement

“Drake ka kaq muaj që na thotë se ka fjetur me Kim Kardashian, por ne s’e kemi kuptuar”, shkruan Tyler Morrison në Twitter.

Së pari, Kim dhe Kanye kanë kohë që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, sidomos pas zënkave të Drake me Pusha T, ku ky i fundit zbulon se reperi kanadez ka një djalë. Kanye është producent i Pusha T.

Në albumin e ri Drake i bën “diss” Kanye-s në këngën “8 Out of 10”

Sipas Tyler Morrison, “wifey” i rreferohet Kim dhe kjo del më në pak në vargjet e këngës “Elevate”.

Kujtojmë se Kim mbeti e vetme në periudhën kur Kanye kaloi probleme mendore nga fundi i vitit 2016 dhe fillimi i 2017-ës, si dhe kur vendosi të jetonte në Wyoming vitin e kaluar për të regjistruar albumin e tij fundit.

A do të kishte Kim dhe Drake një mundësi për t’u parë gjatë kësaj kohe?

Epo e para, ata të dy jetojnë në të njëjtën lagje dhe shtëpitë e tyre janë kaq pranë.

 

Kiki është emri përkëdhelës që familjarët i drejtohen yllit të “Keeping Up with The Kardashians”.

Si mendoni, të jenë të gjitha rastësi?