Një tjetër aktore rrëfen eksperiencën e hidhur: Më përdhunuan kur isha 14 vjeç

Busy Philipps e zbuloi eksperiencën shokuese të jetës së saj, përmes një postimi në Instagram të enjten.

Duke marrë shkas nga rasti i Dr.Christine Blasey Ford që u sulmua seksualisht nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh para Komitetit Gjyqësor të Senatit, Busy ndau një postim në Instagram.

Advertisement

“Këtu jam unë në moshën 14-vjeçare. Mosha kur jam përdhunuar”, shkroi Philipps, “Mu deshën 25 vjet për të thënë këto fjalë”.

“Kam shkruar për këtë në librin tim. Më në fund ia tregova prindërve dhe motrës sime katër muaj më parë. Sot nuk duhet të heshtim. Të gjithë ne!”, vazhdon shkrimi i saj.

Philipps ishte një nxënëse e shkollës së mesme në atë kohë dhe jetonte në Arizona, katër vjet para se të shkonte në Hollywood dhe të bëhej një emër i njohur falë roleve të saj në serialet “Freaks & Geeks” dhe “Dawson’s Creek”.

Ajo tani është e martuar me shkrimtarin dhe regjisorin Marc Silverstein dhe çifti ka dy fëmijë, Birdie, 10 vjeç dhe Cricket 6 vjeç.

View this post on Instagram

Our respective views.

A post shared by Busy Philipps (@busyphilipps) on