Fjoralba Ponari, shumë shpejt në emisionin më të ri në Top Channel

Para pak ditësh mësuam se Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin, por në vend të saj është moderatorja simpatike Nevina Shtylla.

View this post on Instagram

See you soon! ?

A post shared by ? (@fjoralba.ponari) on

Advertisement

Po Fjoralba çfarë do të bëjë?

Moderatorja iu përgjigj shumë shpejt pyetjes me postimet e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një video nga “The Voice Kids”, dhe me sa duket emisioni i ri do të jetë po ky.

Nga ana tjetër, sipas Anabel.al, moderatorja pohoi se bëhet fjalë për një emision që do të transmetohet të dielave në Top Channel, që pas javës së fundit të tetorit.

Duke qenë se muzika do të jetë një ndër elementet e këtij programi, Fjoralbën do ta shohim edhe duke kënduar pranë një njeriu të dashur, që me shumë gjasë do të jetë e motra, Jehona Ponari, ish-pjesëmarrëse në “The Voice of Albania”.