Katy Perry di mjaft mirë se si të tërheqë vëmendjen. Në vend që të përdorte metodat tradicionale për të lançuar albumin e ri, 28 vjeçarja ka përdorur një kamion gjigand të artë për të zbuluar titullin e albumit dhe datën e tij të publikimit. Kamioni gjigand me të shkruarën “Katy Perry – Prism – 10-22-13” (nga të dyja anët, sipër dhe prapa) ka ecur nëpër rrugët e Los Angelosit më 30 Korrik. Një foto e tij është publikuar në Twitter nga miku i këngëtares Adam Lambert.
Në muajin Prill Perry kish rrëfyer se ishte duke punuar fort për pasaardhësin e “Teenage Dream” me Max Martin, Dr. Luke dhe Greg Wells. Të tjera detaje do të zbulohen në javët e ardhshme.