Zbulohet emri i vogëlushes

Çifti Penelope Cruz – Javier Bardem e mban vërtetë private jetën e tyre. Ai 44 vjeç dhe ajo 39, mundën të organizonin dasmën në fshehtësi të plotë, më pas ardhjen në jetë të djalit të tyre Leonardo (sot dy vjeç e gjysëm) e tani kanë evituar të konfirmojnë ardhjen në jetë të vajzës së tyre lindur më 22 Korrik 2013 në Madrid. Asnjë mesazh në Twitter apo foto në Instagram nga çifti. Lajmet mbi to vijnë shpesh të zyrtarizuara dhe konfirmuara nga revista spanjolle VANITATIS. Ata këtë herë kanë publikuar emrin e vajzës, regjistruar nga familja vetëm pak ditë më parë, vetëm një javë pas lindjes. Vogëlushja quhet Luna Encinas Cruz. Encinas nuk është një emër i dytë, por mbiemri i parë i aktorit fitues të çmimit Oscar që quhet Javier Angel Encinas Bardem. Ky i fundit shpesh nëpër intervista ka shprehur dëshirën që fëmijët e tij të qëndrojnë sa më larg vëmendjes dhe syve të pubikut.

Advertisement