“Çmendurisht e bukur!”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, numëron me miliona fansa, shumica prej të cilëve marrin dhe vendime “të çmendura” lidhur me të.
Rasti më i fundit është ai i një fansi, i cili ka realizuar një tatuazh me portretin e saj. Bëhet fjalë për artistin Juan-Pierre Le Roux, i cili gjithashtu merret me tatuazhe.
Tepër e ekzaltuar, Ora nuk hezitoi aspak të ndante këtë vepër arti në Instagramin e saj, ku shkruan: “Kjo është çmendurisht e bukur”.