Projekti i fundit i Dua Lipës “New Rules”, mund të themi që ka vulosur karrierën e saj në muzikë deri më tani.

Ajo po kryeson toplistat në Britani, po ashtu është edhe një ndër këngët më të pëlqyera jashtë kufijve të këtij shteti. Videoklipi karakteristik i ka rënë në i ka rënë në sy edhe artisti nga Pensilvania, Jake Wilson, i cili ka realizuar një version të videoklipit për meshkuj.

Advertisement

Ai dhe ekipi i tij imitojnë me përpikshmëri lëvizjet e Duas dhe vajzave të tjera në spot. Ky verison është pëlqyer nga audienca duke marrë mbi 8 milionë klikime në youtube.

Kujtojmë se Dua këtë vit përveç suksesit që shënoi me këngën “New Rules” e cila tashmë ka mbi 600 milionë klikime në Youtube, ka fituar edhe çmimin Best New Artist, në MTV EMA.