Çmimet Kult 2017 u mbajtën mbrëmjen e djeshme në sallën e madhe të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Si zakonisht, Çmimet Kult vlerësojnë artistët në zhanre të ndryshme të artit për të trembëdhjetin vit radhazi. Këtë event të veçantë e prezantoi Leonard Bombaj në bashkëpunim me Vikena Kamenicën, e cila gjtë natës fitoi edhe një çmim.

Advertisement

Cmimet për çdo kategori u ndanë si më poshtë:

Artisti Pamor i Vitit
Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit
Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit
Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit
Vikena Kamenica

Kënga e Vitit
Alban Skënderaj

Aktori i Vitit
Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit
Altin Basha