Nga Rihanna tek Kylie Jenner, lista e vajzave të famshme me të cilat Drake ka qenë në një lidhje!

Drake nuk po bënte shaka kur e quajti veten një djalë të dashuruar të certifikuar.

Reperi me origjinë kanadeze ka pasur disa romanca me emra të njohur, duke përfshirë një lidhje të gjatë me Rihanna-n dhe romancat e përfolura me Hailey Bieber, Julia Fox, Kylie Jenner dhe Jennifer Lopez.

Advertisement

Drake ka përjetuar një romancë edhe me Sophie Brussaux, Tyra Banks, Kat Dennings, Ericka Lee dhe SZA.

Në një intervistë në nëntor të 2022 me Howard Stern, Drake tha se takohej me katër ose pesë gra në të njëjtën kohë. “Unë e kam zakon të takohem me katër ose pesë gra për të pëlqyer një grua,” tha ai, duke shtuar se “është i sigurt se do të “martohet” një ditë.

“Ndjej se të gjithë do të kemi nevojë për diçka të vërtetë. Shpresoj se nuk është vonë,”shtoi reperi. “Shpresoj se do të gjej dikë. Gjëja më e madhe është që më duhet të frymëzohem.”

Drake është frymëzuar mjaft në këngët e tij, duke numëruar SZA dhe Tatyana Ali ndër muzat e tij të tjera. Në fakt, reperi u bë kryefjalë në dhjetor 2022 kur krijoi një gjerdan me 42 unaza fejese, kushtuar të gjitha kohërave që ai u frymëzua për t’i propozuar një gruaje, por kurrë nuk arriti.