Nga një aksident tek tjetri, reperi e pëson sërish

Në vetëm pak kohë, reperi 23-vjeçar, përfshihet në një tjetër aksident.

Post Malone ishte shumë pranë vdekjes teksa pësoi një aksident me avionin e tij privat, i cili bëri ulje emergjente dy javë më parë, kurse tani mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm 23-vjeçari është përfshirë në një aksident automobilistik.

Advertisement

Austin Richard Post, është fotografuar teksa ndodhej në anë të rrugës dhe shfaqej duke biseduar me oficerët e policisë, kurse nga pamjet duket se makina e tij është dëmtuar në pjesën anësore.

Perëndia duhet të më urrejë”, shkruan reperi, që për fat të mirë shpëtoi shëndoshë.