Elon Musk konsumon marijuana në emision live

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka konsumuar marijuanë gjatë një shfaqjeje të drejtpërdrejtë live në krah të komedianit amerikan, Joe Rogan.

47-vjeçari, i cili ka akuzuar vazhdimisht një palombar britanik si pedofil, kaloi plot dy orë e gjysmë në transmetimin “online” orët e vona të së enjtes, duke diskutuar për gjithçka, nga inteligjenca artificiale e deri te ndikimi i saj te qeniet njerëzore, te flakëhedhëset dhe rrjetet sociale.

Advertisement

E duke marrë një cigare – e cila sipas Roganit ishte një përzierje mes duhanit dhe marijuanës, gjë e ligjshme në Kaliforni, – në duar për ta thithur, Musk rrëfeu se “thuajse nuk kishte tymosur kurrë”.

“Nuk jam një përdorues i rregullt i marijuanës, – tha sipërmarrësi miliarder. – Madje nuk arrita të vëreja ndonjë efekt… Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e mirë për t’u prodhuar”.

Musk tronditi investitorët muajin e kaluar me “cicërimat” në rrjetin social Twitter, ku thoshte se po mendonte ta privatizonte kompaninë për 420 dollarë aksioni. Por ai u tërhoq nga ky plan, duke thënë se “Tesla” do të ishte më e sukseshme si kompani publike.

I pyetur mbi stuhinë e konsumit të marijuanës, teksa është nën hetim nga Komisioni i Sigurisë dhe Bursave për “cicërimat” e privatizimit të Teslës (që shumë opinionistë dyshojnë të jenë bërë nën efektin e marijuanës), Musk iu kundërpërgjigj “e-mail”-it të “The Guardian” shumë rëndë:

“Guardian është gazeta më e padurueshme në planetin Tokë”.

Në një “e-mail” tjetër që i drejtonte pyetjen nëse “Tesla” i teston punonjësit për konsum droge, Musk shkroi se “politikat tona lejojnë sasi të ulëta të THC-së gjatë orarit të punës, me kushtin që të jenë nën limitin e sigurisë shëndetësore (ngjashëm me nivelin minimal të alkoolit të lejuar)”.