Nga cilësia e naftës tek ulja e faturës së dritave për 70 % të familjeve, premtimet e Bashës nëse fiton zgjedhjet

Çmimi i Energjisë do të ulet për 70 % të familjeve shqiptare. Ky ishte një ndër premtimet e kreut të PD-së Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit për energjinë elektrike.

‘Do ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj. Ne do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë’, deklaroi Basha duke shtuar se do të rritet edhe cilësia e naftës për qytetarët dhe do heqë taksën prej 240 lekësh për litër karburanti.

Advertisement

Për tregjet Shqipëri-Kosovë, Basha tha se do të kombinohet prodhimi i TEC-eve të vendit mes vendeve fqinje. Ndërsa premtoi se gjeneratorët do të hiqen nga qarkullimi.

Programi i plotë i Bashës:

Persa i perket sektorit te energjise elektrike, objektivi yne do te jete se pari liberalizimin e sektorit, me fokus cmonopolizimin e tij. Cmonopolizimi i sektorit do te ndermerret sa me pare per t`i dhene frymemarrje hapjes se tregut dhe konkurences se lire, nepermjet:

Liberalizimit të tregut të furnizimit me pakicë – të gjithë klientët e lidhur në tensionin e mesëm do të furnizohen në treg të lirë;

Liberalizimit te tregut me shumicë, krijimi dhe funksionimi i nje burse energjie (APEX), duke terhequr operator ekonomik me reputacion dhe me eksperience ne kete fushe, si dhe krijimin dhe funksionimin e tregut të balancimit dhe shërbimeve ndihmëse, përfshirë opsionet per manaxhimin së kërkesës,

Komercializimi i KESH sh.a. – energjia e prodhuar nga KESH do të përdoret kryesisht për të mbuluar kërkesën në pik me kosto tregu, ku çmimi më i lartë do ta lejoje KESH te zgjeroje portofolin e burimeve gjeneruese te energjise.

Se dyti, nje rregullator i forte dhe reforme strukturale e kompanive publike në sektorin e energjisë elektrike, me qellim mirëadministrimin e tyre, nëpërmjet:

Rritja e pavaresisë së rregullatorit-ERE, fuqizimi i tij me njerëz profesionistë dhe pavaresisë së plotë të politikave financiare të tij, në përputhje me direktivat e BE;

Reforma ne kompanite shteterore te sektorit energjetik do te perqendrohet ne:

Lufte kunder korrupsionit nepermjet transparencës se plote në manaxhimit të fondeve si dhe lufte nepotizmit politik nepermjet vendosjes se manaxherëve me nivel të lartë professional, duke vendosur objektiva te qarte ne administrimin e kompanise,

Në veçanti, reformim thelbesor i OSHEE nëpërmjet:

Implementimit te ndarjes funksionale dhe operative te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes nga Furnizuesi i Sherbimit Universal. Pavaresisht angazhimeve te qeverise kundrejt Komisionit Evropian dhe Sekretariatit te Energjise, nje reforme e tille nuk eshte perfunduar.

Ritjes së investimeve efikase në rrjetin e shpërndarjes – kjo do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në humbjet teknike dhe joteknike të shpërndarjes duke ulur gradualisht peshën që zë kosto e shpërndarjes në tarifën fundore të energjisë elektrike;

Persa i perket sektorit te Gazit Natyror

Sektori i gazit natyror do të konsiderohet një sektor strategjik dhe do të mbështetet me politika qeveritare zhvillimi. Ne kete kuader, objektivat tona qe do te jene ne mbeshtetje te plote te strategjise se BE per pavaresine energjetike dhe nxitjen e energjive te pastra, do te synojne:

Gazifikimi e Shqiperise duke filluar nga gazifikimi i Zonave Industriale;

Ndertimin e te pakten 600 MË kapacitet te impianteve TEC qe furnizohen me gazin natyror;

Ndertimin e projekteve prioritare si ai Magjistrali Jon Adriatik dhe Magjistralin Shqiperi Kosove;

Ndertimin e nje stacioni Rigazifikues Gazi te Lengeshem (LNG) me synimin per ta kthyer Shqiperin ne nje hub te rendesishem te LNG dhe porte hyrese ne Evrope;

Terheqjen e investitoreve te huaj (Kapital dhe Këon Hoë) ne realizimin dhe perfundimin e ketyre prioriteteve;

Ne sektorin minerar, objektivat strategjike te qeverisjes do te mundesojne:

Nderhyrje drastike per permiresimin e klimes se biznesit ne kete sektor dhe rritje ne vlere prej 150% te Investimeve te Huaja Direkte, nepermjet:

ofrimit me “gare” te objekteve minerare sipas konceptit te planifikimit te territorit duke shmangur klientelizmin, monopolin, rritur transparencen, dhe ofruar informacionin e plote gjeologjik,

ofrimit te zonave te hapura sipas parimit “I pari ne kohe, i pari ne te drejta” per veprimtarite e kerkim zbulimit, duke shmangur subjektivizmin dhe nxitur pjesemarrjen per rivleresim te burimeve egzistuese

Dyfishim te kontributit ne PBB te sektorit minerar duke orientuar biznesin drejt:

shfrytezimit te burimeve minerale, per rritje te prodhimit të mineraleve tradicionale dhe diversifikimit te produkteve minerare, bazuar ne projektet e reja ne: nikel, krom, baker, bitum e rera bituminoze

promovimit dhe zgjerimit te gamës së mineraleve qe mund te futen ne qarkullim ekonomik si titan-magnetiteve-vanad-mbajtës, mineraleve te rralle, platinit, plumb-zinkun (bazaltet, fosforitet, anhidritet, olivinitet, xhamit vullkanik, baritit, albitofireve, talkut, gureve dekorative), etj;

Ne sektorin e naftes,

Siguria juridike, faktor shume i rendesishem per investitoret e huaj vecanerisht ne sektorin e naftes, kerkon domosdoshmerisht nje koherence midis ligjeve dhe institucioneve qe kjo industri administrohet. Legjislacioni ekzistues shqiptar ka nje amulli ne kete drejtim. Ligji i Sektorit te Naftes dhe Ligji Fiskal si dhe aktet e tyre nenligjore kane shume mbivendosje dhe kundershti midis njeri tjetrit, Kjo amulli do te qartesohet ne kuadrin ligjor, nenligjor dhe te procedurave administrative te institucioneve te ndryshme. Reforma do te perqendrohet:

Siguri juridike dhe nje sistem fiskal mikprites per investitoret e huaj, nje administrate profesionale dhe e pergjegjeshme per zhvillimin normal afatgjate te aktivitetit te kerkim-prodhimit te hidrokarbureve ndaj ndryshimeve ligjore qe ndikojne ne kete aktivitet.

Permiresimi i imazhit te Shqiperise si nje vend mikprites per investimet ne sektorin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve dhe mbeshtetje per investitoret qe kerkojne te investojne ne aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve;

Reformim i kuadrit ligjor qe mbulon aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve, duke synuar eliminimin e kostove shtese te panevojshme, pershpejtimin e procedurave gjate zhvillimit te aktivitetit dhe mbeshtetjen me masa lehtesuese ne kohe krizash. Gjithashtu reformim i organizimit insitucional dhe rregullator qe monitoron aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve;

Percaktimi i nje politike te qarte dhe te sakte per furnizimin e tregut vendas me nafte bruto te prodhuar ne vend.